Google ADS

Ndarja nga jeta e Avicii, flet Alessio Alia: Si e njoha DJ-in, ju rrëfej telefonatën e fundit me të dhe bisedën në Miami

19:01 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Ndarja nga jeta e DJ-it që ka krijuar disa nga hitet më të njohura, Avicii, ishte një lajm shumë tronditës për botën e muzikës.

Që prej asaj dite në mediat botërore kanë qarkulluar lajme nga më të ndryshmet, pjesa më e madhe spekulime, mbi vdekjen e tij. Megjithatë DJ-i ka pasur rreth vetes shumë miq, të cilët mund të hedhin dritë mbi ngjarjen. Njëri prej tyre, menaxheri shqiptar i tureve ndërkombëtare Alessio Alia, vjen në një rrëfim për “RevistaWho.Com” për të treguar gjithçka që nga njohja me Avicii-n e deri në ditën kur mori vesh lajmin tronditës.

Si u ndjetë pasi morët vesh lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të Avicii-t?

Në 4 të mëngjesit me orën e Australisë mora një telefonatë nga ish-menaxheri i turneve të Avicii-t dhe ai më dha këtë lajm kaq të hidhur. Më tronditi jashtë mase ndarja nga jeta e një talenti që ka bërë shumë për muzikën ‘dance’. Ishte një mik që kam kaluar shumë momente të paharrueshme në festa e festivale me të.

Si ka qenë miqësia midis ju të dyve? Si jeni njohur?

Jemi njohur kur Avicii u bë për herë të parë shumë i njohur dhe filloi të bënte koncertet e para nëpër botë.

A keni pasur komunikim këto kohët e fundit me të? Nëse po, si ka qenë gjendja e tij shëndetësore dhe shpirtërore?

Për herë të fundit kam folur me të përpara 6 muajsh. Ishte me një mikun tim DJ Chuckie dhe më morën me video call nga LA. Ai vuante shumë madje që përpara se të largohej nga muzika, jo aq shumë nga operacioni që kishte bërë, por nga presioni. Sidomos 4 vitet e para, me koncertet nëpër botë ai nuk kishte kohë as për veten e tij, mendo për miqtë dhe familjen. Kjo i ka shkaktuar dhe depresion dhe të bësh gjithë ato koncerte, pa pushim, pa pirë alkool nuk bën. Pas kësaj periudhe të mbingarkuar, ai mori vendimin për ta lënë atë që dashuronte më shumë, koncertet që bënte nëpër botë.

Ju keni qenë ndër të parët që e keni marrë vesh për vendimin e tij për të lënë muzikën, a mund të na tregoni diçka më tepër?

Po, kam qenë me të në Miami atë natë para se të dilte tek ‘Ultra Music Festival’. Ishim duke pirë për kënaqësinë tonë dhe më rrëfeu që kjo do ishte nata e fundit e tij që do bënte koncerte. Ai ishte shumë i mërzitur nga shumë gjëra, nga menaxheri i tij që e kishte presionuar. Dhe aty Avicii mbaroi koncertet e tij të mëdha, por muzika e tij do të ngelet gjithmonë me ne.

Si qëndron e vërteta për operacionet që Avicii ka bërë në pankreas dhe në apandesit?

Ai hoqi apandesitin në Miami kur ishte DJ head line dhe e anulloi atë vit, pastaj nga operacioni që bëri shëndeti i tij u përkeqësua, por pas pak kohësh u rikthye i shëndetshëm… Sidoqoftë kishte një problem, sepse ai sëmurej shumë shpesh.

A ka qenë ai një konsumues i rregullt i alkoolit ashtu siç thuhet edhe në mediat botërore?

Të them të drejtën njoh shumë persona nga Suedia dhe të gjithë abuzojnë me alkoolin, por nuk do të thotë që Avicii kishte krijuar varësi nga alkooli, kishte shumë gjëra që e rrethonin Tim (Avicii-n) që e ndan nga jeta./revistawho.com

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme