Ndarja nga Fero nuk ia lë shenjë, Arbenita Ismajli mahnitë me linjat trupore në foto sesionin e ri

22:31 | 24 Gusht 2023
E.H

Teksa ndarja nga Fero ishte temë tejet e komentuar, Arbenita Ismajli nuk ndalon së jetuari jetën normale që bënte më herët.

Skandali i dhunës fizike që bëri buj në media, siç duket nuk ka ndikuar aspak në bukuroshen e cila nuk heziton të ndaj imazhe të reja.

Modelja së fundmi ka publikuar foto sesionin e ri, ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të bardh e me trup të tonifikuar.

Nuk kanë munguar as komentet e shumta pozitive që ka marr Arbenita.

Pas problemeve martesore me reperin Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, problem ky që erdhi deri tek ndarja, modelja po e kalon këtë periudhë duke u marrur me punët që ajo bënë.

Ndryshe dyshja janë prindër të një vajze të quajtur Nina.

Kujtojmë se para një muaji, Fero u arrestua nga Policia nën dyshimin për përdorim të dhunës në familje, sulm fizikisht dhe kanosje ndaj gruas së tij, Arbenita Ismajli.

“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë.

Theksojmë që ky nuk është rasti i parë që reperi ndalohet nga policia, ai edhe në disa raste të tjera kishte vuajtur dënimin me paraburgim.

Ajo që bëri më së shumti zhurmë është që Fero, ka hequr dorë nga muzika duke iu përkushtuar më shumë familjes dhe fesë islame/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme