Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori, Zef Deda

11:25 | 24 Nëntor 2023
E.K

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur Zef Deda.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.

Deda, ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi, ndërroi jetë këtë të premte në Shkodër, pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh

Zef Deda, lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme