Ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e BBC pas betejës me kancerin.
Bëhet fjalë për Rachael Bland e cila u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare.
Nëna e një djali e cila ishte e sëmurë nga kanceri i gjirit, frymëzoi mijra njerëz që e përshëndetën për trimërinë e saj ndërsa luftonte me sëmundjen vdekjeprurëse.
Këtë mëngjes në llogarinë e Bland në Twitter familja e saj shkroi: ‘Bukuroshjajonë guximtare Rachel vdiq paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familja e saj. Jemi të shkatërruar por ajo do të dëshironte që të falenderoja çdokënd që ishte I interesuar për historinë e saj ose që I dërgonte mesazhe mbështetëse. Nuk e keni idenë se sa të rëndësishme ishin ato për të. Steve dhe Freddie xxx.’
Të hënën ajo i tha botës se kishte shumë pak ditë jetë dhe tregoi pregatitjet e fundit shumë tronditëse që ajo bëri për familjen e saj ndërsa përballej me jetën. Familja konfirmoi vdekjen e saj këtë mëngjes në orën 3.Bashkëshorti i saj Steve tha për BBC: ‘Vdekja e Rachel la një boshllëk të madh në familjen tonë të vogël që nuk do të mundim ta mbushim kurrë. Ajo ishte shumë e talentuar në punën që bënte po ashtu një motër, vajzë, hallë,mbesë dhe grua e dashur por më e rëndësishmja një nënë shumë e vyer për Freddin.’
‘Në momentet e fundit edhe pse trupi i saj ishte shumë i dobët, zëri i saj ishte shumë i fuqishëm. Rachel ishte dhe do të jetë një frymëzim për këdo që ajo ka takuar. Për ne ajo ishte perfekte dhe do të na mungojë pamasë.’
Bland tregoi para se të vdiste se kishte pregatitur 18 dhurata për Freddien për ditëlindjen e tij deri në moshënm 21 vjeçare , por ende nuk dihet nëse arritri që ti përfundonte kujtimet e saj të quajtura- “Për Fredin”- të cilat ajo nisi ti shkruante për të që ai të mos e harronte.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...