Aktori i famshëm shqiptar, Guljelm Radoja ka vdekur në moshën 75-vjeçare.
Radoja ishte i infektuar me COVID-19 tash e një muaj, ndërsa vdiq në spitalin e Tiranës, ku po mbahej i intubuar.
Ai fillimisht ishte i shtrirë në spitalin e Durrësit, por më pas u dërgua në “Shefqet Ndroqi”, për shkak tv gjendjes së rënduar.
Aktori humbi betejën me COVID-19 mëngjesin e sotëm.
Guljelmi u lind më 1945 në Shkodër dhe njihet për një numër të madh rolesh në filmat më të njohur shqiptar.