Google ADS

Ndahen sërish Shawn Mendes dhe Camila Cabello

18:04 | 8 Qershor 2023
K.B

Shawn Mendes dhe Camila Cabello thuhet se i kanë dhënë fund sërish romancës së tyre. Këngëtarja kanadeze, 24 vjeçe, dhe krijuesi i hitit nga Havana, 25 vjeç, ishin ribashkuar vetëm gjashtë javë më parë, por tashmë janë ndarë dhe këtë herë duket se nuk ka më kthim pas.

“Shawn dhe Camila i provuan përsëri mundësitë për të qenë në jetën e njëri-tjetrit”, tha një burim për çiftin, të cilët u panë për herë të fundit në një koncert të Taylor Swift më 26 maj. “Por tashmë ata i kanë dhënë fund”, shtoi burimi i brendshëm.

“Ata e kuptuan se ndoshta ishte një gabim për t’i dhënë një tjetër mundësi romancës së tyre. Në fund të fundit, gjërat përfunduan mes tyre që herën e parë për një arsye”, tha më tej burimi, teksa shtoi, “Të dy e dinë se nuk janë të duhurit për njëri-tjetrin në aspektin romantik dhe tani ata thjesht duan të vazhdojnë përpara”.

Çifti doli fillimisht publikisht gjatë verës së 2019-ës dhe qëndruan së bashku gjatë periudhës së pandemisë. U ndanë afër fundit të vitit 2021, pas dy vitesh lidhje.

Megjithatë, nga mesi i prillit, thashethemet po qarkullonin se ata ishin përsëri bashkë, dhe konfirmimi erdhi kur u panë duke u puthur në Coachella.

Shawn dhe Camila ende nuk e kanë bërë publike ndarjen e përfolur në media. Kur bashkimi i tyre përfundoi në vitin 2021, dyshja lëshuan një deklaratë për të konfirmuar ndarjen e tyre.Megjithatë, burimi tha se për shkak se romanca këtë herë ishte kaq jetëshkurtër, ata ndoshta nuk do të bëjnë asnjë deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme