Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është duke vazhduar të jetë njëra nga figurat më të pëlqyera të estradës shqiptare.
Përpos muzikës, ajo është tejet aktive në rrjetet sociale, duke ndarë kështu momente nga jeta e saj e përditshme, shkruan portali arbresh.info
Por, Daffy së fundi i ka dhënë fund romancës me DJ Geek pas pothuajse një viti lidhje.
Lajmin e ka konfirmuar vet ajo në një intervistë për Revistën “Story” në Shqipëri, duke u shprehur se bashkë me DJ Geek nuk e gjetën gjuhën e përbashkët në jetë, ashtu sikurse në punë.
“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja”, ka thënë ajo.
Tutje, Dafina gjithashtu ka bërë të ditur se ekipi i saj menaxhues “Moneyz Team” në të cilin bën pjesë edhe Geek, është më i rëndësishëm se gjithçka, ndaj kjo është dhe arsyeja pse kanë definuar secili rolet e tyre.
“Mendojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si familje. Kështu që u desh me i dhënë fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip që për ne është më e rëndësishme”, ka thënë tutje këngëtarja Zeqiri.
Ndryshe, për shkak të pandemisë globale Dafina Zeqirit i është dashur të anulojë çdo koncert./ arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...