Jamie Foxx dhe Katie Holmes kanë shkatërruar një marrëdhënie pesëvjeçare, me ç’rast kanë anuluar martesën.
Çifti ka qenë në kontakt që nga viti 2013, por publiku e mësoi këtë vetëm në vjeshtën e kaluar, kur u fotografuan prej paparacëve në një shëtitje në Malibu.
E përditshmja britanike “The Mirror” thotë se aktorja nuk po dëshiron ta sheh më me sy aktorin që është raportuar se e ka tradhtuar.
Mediat shkruan për krizën në marrëdhëniet e tyre më herët kur Katie u fotografua në shoqëri të ish të dashurit Joshua Jackson, aktorit me të cilin luajti në serialin “Dawson World”.
Burimi i afërt me çiftin tha se bukuroshja ishte e trishtuar për shkak se, pavarësisht faktit se mediat mësuan për marrëdhëniet e tyre, Jamie ende këmbëngulte të fshiheshin nga publiku.
Theksojmë se arsyeja që aktorët e famshëm fshehin lidhjen e tyre është mjaft e çuditshme pasi që kanë shpresë që do të rilidhen me të dashurit.
Kujtojmë se Tom Cruise dhe Katie kishin rënë dakord që për pesë vjet mos të dalin publikisht me të dashur të ri.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...