Blerim Xhemaili duke se i ka dhënë fund martesës me Erjona Sulejmanin, të martuar që prej verës së vitit 2015.
Lajmi është publikuar nga mediat zvicerane dhe ato italiane.
Sipas “Blick”, Erjona i përket së kaluarës tashmë për Xhemailin. “Blick” shkruan se avokatja italiane e Xhemailit, Daniela Missaglia, ka njoftuar se klienti i saj ka nisur proceduarat e divorcit për shkak të një krize që po kalonin në marrëdhënien e tyre.
“Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modelim dhe prezantim. Ai la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga avokatja, transmeton TCH.
Ditët e fundit, Erjona Sulejmani dha një intervistë, ku foli për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, ndërsa u shpreh se futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar dhe në seks nuk janë shumë të mirë.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...