Google ADS

Ndahen Andi dhe Melisa

08:59 | 13 Qershor 2022
K.B

Andi dhe Melisa, çifti i shumëpërfolur nga emisioni “Për’puthen”, mesa duket kësaj radhe janë ndarë me të vërtetë. Ka qenë pikërisht Andi i cili e ka konfirmuar këtë lajm teksa ishte i ftuar në emisionin “E Diell”.

Ai u shpreh se kishin kohë që ziheshin dhe se marrëdhënia ishte bërë toksike.
“U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallalliqe, për një fjalë goje. Filluam të ziheshim 3 herë në ditë. Në momentin që lidhja bëhet toksike është më mirë të mbaroj për të mirën e të dyve”- u shpreh ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme