Google ADS

Natalie Portman bëhet nënë për herë të dytë

14:11 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Aktorja Natalie Portman ka lindur fëmijën e dytë, vajzën Amalia, ka bërë të ditur të shtunën zëdhënësi i saj.

Fituesja e çmimit Oskar, Natalie Portman dhe bashkëshorti i saj Benjamin Millepied janë bërë më vajzë më 22 shkurt.

Çifti, i cili ndodhet në martesë që nga viti 2012, tashmë ka djalin Aleph, i cili ka pesë vjet.

Portman (35) ishte nominuar për shpërblimin e sivjetmë të Akademisë amerikane të filmit për rolin në filmin “Jakcie”, por nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj, i cili është valltar dhe koreograf, janë njohur gjatë xhirimit të filmit “Black Swan”, për të cilin ajo fitoi Oskarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme