Para pak minutash, u nda nga jeta aktorja e madhe shqiptare, Leza Qena.
Bashkëpunëtorit i ngushtë i saj, Naser Rafuna përmes llogarisë personale në ‘Facebook’, ka shkruar një fjalim prekës për të, shhkruan portali arbresh.info
Naseri kujton bisedën e fundit të cilën e kishte me Lezën.
Postimi i tij i plotë:
Leze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “ Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falemnderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijë
të saj eeiii…ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin më të madh e me knaqësinë poashtu të madhe që e njoha i them ngushëllime familjes Spaqi dhe Qena dhe tërë komunitetit artistik. Elizabeta jonë ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtoj si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por edhe si personin që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot.
“Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon.
Ngushëllime.
Lexo edhe:
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...