Naser Rafuna i revoltuar me gjendjen politike, shkurton flokët në shenjë proteste

09:56 | 24 Mars 2020
A. B.

Naser Rafunën, një ndër aktorët më të njohur të momentin e njohim më shumë me rolin e tij aktual të Xhek Setrës por, roli i tij dhe personaliteti i tij i vërtetë dallon shumë nga njëri-tjetri.

Por, së fundi gjendja aktuale në vend e ka bërë të reagoj edhe aktorin e njohur, shkruan portali arbresh.info

Përveç luftës me pandeminë  COVID-19, qytetarët janë të shqetësuar edhe me situatën aktualë politike në vend.

Protestave ka vendosur të iu bashkohet edhe aktori kosovar, Naser Rafuna, por në një mënyrë tjetër.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet me flokë më të shkurtra.

“Në shenjë proteste . Protestoj në gjithçka…përpos në të mirat e Zotit. Popull më durimtar se na, nuk ka në këtë rruzull tokësor. ( relax: foto për punë profesionale ).”, ka shkuar ai.

Ndryshe, Naseri është prej aktorëve më të mirë e më të dashur për publikun. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme