Spektakli i njohur “Big brother Albania” edhe sonte (e shtunë) do të shënojë një natë plot me surpriza për konkurrentët dhe teleshikuesit.
Loja e këtij viti në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri karakterizohet me çifte, fituesi i çmimit do të jetë një çift, madje çdo javë edhe opinionistë të programit janë çift.
Në tre netët e para të spektaklit kemi pasur mundësinë të shohim çifte dhe personazhe vërtet shumë interesantë në studio, gjersa produksioni për natën e sotme ka menduar të ftojë si opinionistë një ndër çiftet më simpatikë dhe të dashur për publikun nga Kosova.
Burime të Telegrafit pranë spektaklit bëjnë të ditur se këngëtarja Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë të ftuarit e natës së katërt në poltronin e opinionistëve në “Big Brother 9”, dhe do të japin sot gjykimet dhe opinionet e tyre rreth konkurrentëve.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh sonte me banorët e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, bashkë me dy mysafirët shumë specialë.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation