Muzika shqiptare numër një në Zvicër

23:21 | 29 Korrik 2023
Diellza Gashi

Nuk është aspak dicka e re që artistët dhe këngët shqiptare në Zvicër preferohen shumë, por mesa duket tashmë jo vetëm nga komuniteti i madh shqiptar që jeton atje, por edhe nga pjesa tjetër e popullsisë dhe këtë e konfimojnë shifrat.

Kështu, statistikat e gazetës së njohur “Tagesanzeiger”, që është e specializuar për të dhënat në të gjithë shtetin europian, tregojnë se sa i përket muzikës, ajo zviceriane (në dialektin zviceran të gjermanishtes) pati zënë vendin e gjashtë në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara.

Në gjysmën e parë të vitit 2023 atë e ka kaluar tashmë muzika në gjuhën shqipe, që bëhet gjithmonë e preferuar mes zvicerianvëve dhe këtu nuk llogariten artistët shqiptarë që këndojnë në gjermanisht. /News31

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme