Google ADS

Muzeu virtual i Rita Orës nominohet në ngjarjen e rëndësishme të inovacionit “The Lowie Awards”

15:45 | 21 Tetor 2020
A. B.

Në mars të këtij viti, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, publikoi baladën e saj më të re me klip, “How to be lonely”.

Kënga e cila u lansua në fillim të pandemisë duket se qe një ogur për hyrjen në izolim, pasi titulli i saj do të thotë “se si të jesh i/e vetmuar”.

Rita bashkë me stafin e saj kishte menduar një mënyrë të veçantë promovimi për këngën, me anë të një pavijon të improvizuar në mënyrë dixhitale – një hapësirë që i bën vizitorët të përjetojnë këngën e saj më të fundit, “How to be lonely”.

Duke qenë se për shkak të izolimit, pavijoni nuk u bë dot i mundur për fansat që të vizitohet fizikisht, Rita dhe ekipi i saj menduan për versionin virtual të tij, të cilin e realizuan përmes një LINKU.

Ky “muze virtual” tani është nominuar për një nga çmimet e ngjarjes së rëndësishme inovative të çmimeve, The Lovie Awards.

Këtë e ka bërë të ditur vet motra e këngëtares, Elena Ora, përmes një njoftimi në InstaStory, ku ka bërë të ditur për ndjekësit edhe mënyrën se si të votojnë.

“Ne jemi nominuar për The Lovie Awards, votoni në linkun më poshtë”, ka shkruar Elena në InstaStory.

Pavijoni dixhital i këngëtares shqiptare është nominuar për çmimin “Uebfaqja më e mirë e një kënge solo”, teksa në po të njëjtën kategori është nominuar edhe uebfaqja e filmit “Harry Potter”.

Misioni i The Lovie Awards është të njohë natyrën unike dhe jehonë të komunitetit Evropian të Internetit – nga rrjetet kryesore të Evropës dhe rrjetet krijuese dhe botuesit e përmbajtjes, te organizatat kulturore dhe politike dhe krijuesit individualë. Çmimet Lovie janë çmimet më prestigjioze dhe të vetme, me të vërtetë pan-Evropiane që nderojnë përsosmërinë në internet. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme