Ajo ka munguar në një nga mbrëmjet më të rëndësishme për shkak se ishte e sëmurë.
Ajo ka munguar në një nga mbrëmjet më të rëndësishme për shkak se ishte e sëmurë.
Priyanka Chopra Jonas ndjehet keq për mungesën që bëri në një nga mbrëmjet më të veçanta të bashkëshortit të saj, në ‘Video Music Awards 2019’.
Aktorja 37-vjeçare ka treguar se si bëri ‘photoshop’ një imazh me partnerin e saj, përfshirë edhe anëtarët e tjerë të Jonas Brothers me të dashurat e tyre.
“Isha e sëmurë atë ditë dhe për këtë nuk mund të shkoja në VMAs. Supozohej se do ishte një natë argëtuese ku të gjashtë ne do ishim bashkë, sepse ne nuk e bëjmë këtë shpesh”, ka thënë ajo për ‘Entertainment Tonight’ gjersa ishte e pranishme në Toronto.
“Ne të gjithë jemi të çmendura dhe tani që djemtë janë në turne, ne njihemi me të gjashtat. Kjo është një gjë qesharake. Mendoj që Nick nuk ishte ndjerë mirë pasi nuk isha unë aty”.
Chopra ka zgjedhur që me anë të ‘photoshopit’ të jetë afër tyre, të duket se edhe ajo ishte e pranishme për t’i dhuruar dashuri partnerit të saj.
Përndryshe, çifti u martuan zyrtarisht dhjetorin e kaluar në pallatin Umaid Bhawan në Jodhpur të Indisë. /Telegrafi/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?