Google ADS

Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, deputetet në Kuvend shfaqen me fjongo rozë

12:24 | 14 Tetor 2022
A. B.

Ka filluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Në rend të ditës janë rreth dhjetë pika si dhe do të përfshihen edhe pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Përpara kësaj, janë vënë re gratë pjesëmarrëse në këtë seancë që u shfaqën me fjongo rozë – si simbol të ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit.


Tetori ndërkohë në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme