Reperi i njohur Mozzik ka vizituar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili është një nga krerët e arrestuar në Hagë.
Mozzik vizitën e cilësoi si një rrugë pikëlluese.
Ai tregoi se kanë biseduar për shumë gjëra dhe kanë qeshur shumë së bashku, duke shtuar se është e dhimbshme se në çfarë horizontesh po kalon lufta e pastër e UÇK-së.
“Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët, ku drita e lirisë shuhet në prangat e mbylljes.
Në këtë vend të ndaluar, emocionet e humbjes dhe shpresës përplasen në një përjetim të thellë të vuajtjes së njeriut, duke përforcuar nevojën për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndritshme.
Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin.
Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën , po rrinë në burg .
Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë .
E dhimbshme , e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së .
Lutem që rinia,brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë.
Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.
Të fala keni të gjithë !
Zoti iu dhashtë shëndet e forcë ta mbroni këtë rrugëtim të lirisë të shtetit tonë Kosovë”, shkruan Mozzik.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Mozzik viziton Veselin në Hagë./Arbresh.info/
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...