Reperi i popullarizuar shqiptar, Mozzik, përkundër se është ndarë që një kohë nga partnerja e tij, Loredana Zefi, po vazhdon të jetë shumë i përfolur për jetën e tij personale.
Ai ka folur sërish rreth ndarjes me artisten shqiptare, nënën e vajzës së tij, Hanës.
Gjatë një interviste në NIN me prezantuesin Alaudin Hamitin në Klan Kosova, reperi tha për herë të parë se nuk do të kthehet më me ish-gruan e tij.
“Nuk jemi më. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo”, ka thënë Mozzik mes tjerash.
Ata u ndanë në shtator të vitit që lamë pas dhe që nga atëherë dyshja kanë ndarë rrugët, mes Kosovës dhe Zvicrës.
Të njëjtit po vazhdojnë të ruajnë raporte të mira për shkak të vajzës së tyre, e cila tashmë është njëvjeçe.
Mozzik ndërkohë vetëm ditë më parë solli projektin e ri “Lass Mal” që vetëm për pesë ditë ka kaluar mbi dy milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...