Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Artisti, i cili numëron 1.5 milion ndjekës në Instagram, vazhdon t’i informojë fansat për më të rejat në jetë dhe karrierë, shkruan portali arbresh.info
Mozzik së fundi ka takuar boksierin famshëm kosovar, Robin Haxhi Krasniqi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ka krahasuar qëllimet e përbashkëta të tij me ato të boksierit.
“‘Nuk ka asnjë sekret në pasojën e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet’ – Kolin Pauell. Me jaranin Robin Krasniqi, kampionin botëror në fushën e boksit. Dytë profesione të ndryshme por dytë të njëjtin qëllim, t’i tregojmë botës kush jemi, të thyejmë rekordet e sukseseve. Të bëjmë krenarë Kosovën e Shqipërinë, e gjithë shqiptarët kudo në botë”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.
Kujtojmë se, Krasniqi u bë kampion bote pasi në përballje me gjermanin Dominic Boesel triumfoi meqë e nokautoi kundërshtarin në raundin e tretë, duke u bërë shqiptari i parë që fiton dy tituj të mëdhenj. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...