Reperi nga Ferizaj, Mozzik, tash e një kohë është duke punuar në projektin e ri muzikor dhe siç ka bërë të ditur publikohet me datën 8 nëntor.
Meqë shpërndarja e këngëve tashmë është bërë e rëndomtë në platformat e ndryshme muzikore, reperi së fundmi ka treguar se projekti i tij i vërtetë nuk ka dalë akoma
Ai ka bërë një sqarim në llogarinë personale, Instagram, duke thënë se kënga e lansuar është një projekt i vjetër i tij, i vitit 2012.
“Ajo këngë e cila është publikuar në YouTube nuk është Dhelpër Dinake. Është një këngë e vjetër e imja, 2012 atëherë. Me datën 8 dhjetor del Dhelpër Dinake”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Mozzik po ashtu ka finalizuar edhe xhirimet e klipit, i cili tashmë siç shihet është kthyer sërish në vendlindjen e tij – Ferizaj, për të jetuar dhe për të vazhduar me karrierën profesionale.
E gjithë kjo erdhi, pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Loredana Zefi, me të cilën ai ndan vajzën 11 muajshe të quajtur, Hana.
Ditë më parë, reperi gjithashtu zbuloi se ka bërë tatuazh në krah portretin e vajzës së tij, që tanimë është gjëja e vetme që i bën bashkë reperët. /Telegrafi/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...