Ndërkohë që po qëndron i vetizoluar si të gjithë të tjerët për shkak të coronavirusit, Mozzik e ka gjetur një këngë të realizuar para disa vitesh dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e tij në Instagram.
“‘1 DITË’. Sa shumë e doja këtë këngë para pesë ose gjashtë viteve kur e bëra! E sot e gjeta në kompjuter në shtëpi, e dëgjova e më dha të njëjtin emocion”.
“E pikërisht sot kur po rrimë të gjithë në shtëpi, e keni dhuratë këtë këngë nga unë që u punua gjatë viteve 2014/2015 ! Por, te unë ende e freskët. Ju dua”, ka shkruar Gramoz Aliu në përshkrim.
Ndërkaq, vëllai i tij, reperi Getinjo, i ka komentuar duke i thënë se ashtu si ishte zotuar se një ditë do të bëhej i suksesshëm, ashtu ka ndodhur.
“Eh, një ditë do të bëhesh mbret dhe je bërë mbret! E di kohën kur ma pate kallëzuar këtë shkrim. Ky je ti, i pastër, i drejtë, i keq, i mirë, i dashur, por asnjëherë i dorëzuar edhe i përulur”, ka shkruar Getoar Aliu.
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...