Google ADS

Mozzik pro fondit të Sigurisë: Përveç të hollave, jam në gjendje të jap jetën për Kosovë!

08:39 | 2 Mars 2022
A. B.

Reperi i popullarizuar nga Ferizaj, Mozzik, viteve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në industrinë e muzikës.

Mbrëmë kryeministri Kurti ka themeluar kontributin për fondin e Sigurisë së Kosovës, shkruan arbresh.info

E reperi Mozzik është shprehur pro kësaj i cili nuk ka hezituar të tregojë gatishmërinë e tij për këtë fond.

Përmes një statusi në ‘facebook’ ai ka treguar se përveç të hollave e jep edhe jetën për Kosovë.

Statusi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“As që nuk diskutohet kontributi i asnjërit për Fondin e Sigurisë së Kosovës të gjithë sa mundemi

Pos të hollave që do i dhuroj , jam në gjendje dhe pa menduar fare unë personalisht jap edhe jetën në dispozicion për Kosovën e dashur ! #NëseKris #LetKris #Taman

Zoti i bekoftë mergimtarët !!!! Zoti bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Mozzik. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme