Mozzik poston foton e parë në Instagram pas skandalit

17:08 | 14 Maj 2019
A. B.

Për mediat zvicerane kohëve të fundit kryelajm është çdo lëvizje e Loredanës dhe të gjithë pjesmarrësve në mashtrimin e çiftit zviceran për marrjen e afro një milion frangave.

Artistja dyshohet se nën kërcënim bashkë me vëllain e saj i kanë marrë një çifti zviceran afër 1 milion franga, madje në këtë rast të përfshirë thuhet se janë edhe nëna e Loredanës dhe kunati i saj, Getinjo, shkruan shkruan portali arbresh.info.

Pasuria mijëra euro e çiftit Mozzik e Loredana ishte komentuar gjithmonë nga mediat rozë.

Ndërsa pas gjithë kësaj rrëmuje  bashkëshorti i Loredanës Mozzik u bë i “gjallë” në rrjetin social Instagram ku pata pak çastesh ka postuar një fotografi.

Mozzik  shfaqet pranë makinës së tij super luksoze Mercedes G-Class AMG, që kap shifrën afro 150 mijë euro si dhe veshja e tij luksoze e markave më të shtrenjta në botë.

“I kam arritur vetë dhe real derisa të vdes”, kështu duke na bërë të kuptojmë se ai është i pafajashëm nga akuzat në të cilat është i përfshirë edhe ai.

A thua Mozzik po e bën këtë si provokim apo çfarë? /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme