Mozzik pajtohet me të dashurën (FOTO)

14:24 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Ditë më parë reperi i njohur Mozzik ishte bërë lajm në mediet rozë.

E shkak për këtë ishte ‘ndarja’ nga e dashura e tij Loredana.

Dyshimet për ndarje lindën pasi që ai dhe Loredana kishin fshirë nga rrjetet sociale. Dyshimet veçse u shtuan kur ata vendosën të mos e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Mirëpo, yjet gjithmonë dinë të befasojnë fansat e tyre.

Loredana e Mozziku nuk qëndruan shumë kështu. Raportet e tyre përsëri i kanë rregulluar.

Madje ishte vetë vëllai i Loredanës i cili në një video live në Instagram kishte konfirmuar se motra e saj dhe Mozzik janë së bashku.

Pas kësaj dyshja e njohur kishin filluar ta ndjekin njëri-tjetrin përsëri në Instagram.

loredana-1506672560-9645322_1507032371-2258064
E këto ditë Mozzik ka shkuar në Gjermani atje ku edhe është Loredana. Kjo e fundit në llogarinë e saj në Instastory ka postuar një video të Mozzikut teksa ai është duke dhuruar puthje.

Për më shumë shikoni videon më poshtë./Express

www.dailymotion.com/3ca5a75f-faa5-419b-85eb-d325305d1a0e

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme