Reperi i popullarizuar nga Ferizaj, Mozzik, viteve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në industrinë e muzikës.
I komentuar për jetën private, projektet e po ashtu edhe albumet e reja, artisti ka arritur të jetë ndër më të suksesshmit në estradën shqiptare, shkruan arbresh.info
Mozzik së fundi ka publikuar një status në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Ai tregoi se si ishte takuar me një ‘milioner’ i cili nuk fliste me babain e vet.
Gjithashtu tregoi se ka parë edhe një person të varfër, por i cili nuk e shiste tokën që ia ka lenë babai edhe pse i nevojiteshin të hollat.
“Baba vërtetë e ka vendin e vet , peshon shumë në themelin e shtëpisë .
Me u skuqë para Babe nuk është marre por është respekt”, shkroi ndër të tjerash reperi.
Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:
“U takova me ni “ Milioner ” e m’kallzoj sa kerre i ka , e sa banesa e sa objekte e sa toka i ka .
E un ngo e ngo e ngo..mas njo 2 ore kur u qova me dal jashte me to prej ni kafe , tha o qy “Plaki jem”(Baba) edhe un tu keshe perbese u bona gati me marr n’gryk ,e ky milioneri perrethi i kaloj ” Plakit “ e dy llafe nuk i ndrroj me to.
Metmeveti aaaa…sa i pasun koke ti more shoq ,mi
Kalu Babes perreth e mos mi fol.
Pasha besën fort ran m’erdh!
Prej aty e takova një të varfër amo fort të varfër , po që një tokë ( truall ) ja kish lënë Baba(i ndjerë) e doja me bë pazar me të po shanse nuk pat .
Më qorosi me një kafe turke , dhe më tha që Baba e ka dashtë këtë tokë shumë e vallahi nuk muj me shit,edhe pse m’kishin ndihmu shumë paratë po nuk mundem më fal.
Sadush mi kan ofru po nuk e shes më tha .
Pasha besën fort mirë m’erdh!
Baba vërtetë e ka vendin e vet , peshon shumë në themelin e shtëpisë .
Me u skuqë para Babe nuk është marre por është respekt.
Respekt!“. /arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...