Google ADS

Mozzik gjen mënyrën e duhur si të përflitet për të, herë single e herë në një marrëdhënie

11:59 | 15 Shtator 2023
K.B

Reperi i njohur ferizajas Mozzik duket se e ka gjetur mënyrën se si të jetë në qendër të vëmendjes.

Hiq më larg se në muajin gusht ai konfirmoi lidhjen e re.

“Në fakt unë nuk jam single që prej 11 muajve dhe e dua atë”, kishte shkruar reperi në një Instastory.

E si duket ai është beqar tash e tre vite.

Përmes një statusi në ‘Instagram’ ai ka njoftuar se është beqar tash e tre vite, e kur kjo të ndryshojë ai është shprehur se do të i njoftojë të gjithë.

“Ka 3 vjet gati që Im single, edhe kurdo që lidhem e qes 1 foto me të.”, ka shkruar Mozzik, përcjell Arbresh.info

Kështu ky veprim i tij ka bërë që të përfolët përsëri në media.

Nga ana tjetër ish guraja e tij Loredana po shijon lidhjen me futbollistin e Dortmundit, ndërsa statusi i Mozzikut vazhdon të jetë nën kureshtjen e të gjithëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme