Motrat Mustafa janë duke shijuar suksesin e këngës së tyre të fundit.
Ka kaluar vetëm një javë prej publikimit të këngës së re dhe Motrat Musfata po e shijojnë suksesin që e kanë arritur me të.
Projekti muzikor dedikuar nënës deri tani ka arritur të klikohet më shumë se 3 milionë herë në kanalin zyrtar në Youtube dhe ka kryesuar në lista të këngëve më të dëgjuara edhe në disa shtete tjera.
Para pak minutash në Instastory ato e kanë publikuar një imazh nëpërmjet të cilit falënderojnë bashkëpunëtoren e tyre që e ka marrë rolin e nënës në klip.
Kënga “Qika e nanës” ishte e shumë komentuar edhe për një tjetër arsye pasi ka sjellë përçarje mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit.
Motrat Mustafa gjatë një interviste kanë treguar se ishin ato të parat që e kanë pasur në plan një këngë dedikuar nënës por idenë ua ka marrë Shyhrete Behluli duke e publikuar ajo e para.
Më pas kjo e fundit gjatë një interviste për Prive e ka mohuar një gjë të tillë për të pasuar edhe një tjetër reagim i Motrave Mustafa./orainfo/
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji