Google ADS

Motrat Hoxha heqin Efin nga lista e ndjekësve

14:03 | 24 Tetor 2023
K.B

Që prej mbarimit të sezonit të dytë të Big Brother Vip Albania, Efi Dhedhes nuk është se e kemi parë shumë shpesh në televizion.

Për dallim nga shumë banorë të tjerë, ajo nuk mundi ta gjente vetën në asnjë emision, të paktën kështu shprehet ajo.

E së fundmi në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, dikush i vuri në dukje që Sara dhe Lori Hoxha e kanë hequr nga Instagrami.

“Pse drejtueset e Topit nuk të ndjekin në rrjete sociale?” e pyeti dikush Efin.

Ajo nuk dha një përgjigje konkrete, por zgjodhi ta postonte pyetjen duke thënë, “Faleminderit që ma the, sepse nuk e dija”, shkruan Arbresh.info


Ndërkohë ajo vazhdon t’i ketë follow që të dyja.

Siç mund ta kujtoni, në përfundim të BBVA, Efi u prezantua si imazhi i ri i Lori Caffe.

Në fund të shtatorit, ajo u shpreh se “së shpejti do të nisë punë. Kemi pasur një shtyrje për një x arsye, por më në fund do ndodhë dhe mezi po pres.”

Ndërkohë, në fillim të tetorit, u duk sikur Efi thumboi spektaklin “Dancing With the Stars”, ku producentë janë Sara Hoxha dhe Ledion Liço.

E pyetur nga një ndjekës/e në Instagram: “Pse nuk more pjesë në ‘Dancing With the Stars’?”, ajo u përgjigj, “Sepse Bigu ka mbaruar dhe nuk do të doja një Big ripërsëritje, dysh.”/Arbresh.info/

Të ngjashme