Google ADS

Motra e Dafina Zeqirit: Babai ynë ishte i zënë të linte femra shtatzënë

19:33 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Motra e Dafina Zeqirit, Besa Tafari, ka reaguar pas shkrimeve në media për të.

Ajo në një reagim në gjuhën angleze në mediat shqiptare, ka bërë të ditur se është motra e Dafinës nga nëna Melihate Zeqiri dhe jo nga një martesë tjetër e babait të saj

Ajo në këtë reagim sqaron se është 10 muaj më e vogël se Dafina, teksa shpreh indinjatën me këtë fakt.

Ky reagim është dërguar në media:

“Jam vajza e Melihate Zeqirit, motra ime Dafina është 10 muaj më e madhe se unë dhe unë jam lindur një muaj më herët se sa është paraparë. Ne të gjithë e ndajmë të njëjtën gjë – zërin tonë dhe humorin e madh”.

“Gabimet ndodhin shpesh në revista e portale, por ajo që ne duhet të konsiderojmë ëhtë se jemi njerëz me emocion dhe të lexosh një gjë të tillë e të marrësh emaila nga motrat e fansat dhemb shumë”.

“Tashmë si modele ndihem e vetmuar nga do që shkoj, por kjo më bëri të qaj. Aq e ndjeshme, aq jo relevante. Nëna ime ka tri vajza dhe ajo ishte nëna jonë ashtu sikurse një baba. Nuk ka burrë tjetër në botë që tejkalon atë që ajo ka tejkaluar. Nuk ka meshkuj të vërtet më në botë, ka pak, por unë nuk kam pasur rastin ta kem për baba. Siç ju kam thënë më herët, ai kurrë nuk ka qenë në fotografi me ne sepse ai ka qenë shumë i preokupuar që të lë shumë femra shtatzënë dhe t’i lë fëmijët jetimë”.

“Dhe derisa Dafina nuk u bë e famshme dhe unë një modele, ai nuk na ka kontaktuar. Kjo është hipokrizi që të lajmërohesh pas 21 vitesh pa kërkim falje dhe vetëm me pritshmëri. Kështu që ai nuk ekziston në jetën time, mendjen time. Pse? Sepse nuk e ushqej shpirtin tim me gjëra të këqija”.

“Unë jam një Zeqiri. Mbiemri im i ri vjen nga martesa. Prej kur një mbiemër xhamaikan është bërë shqiptar? Nuk ka kuptim”, u shpreh në këtë reagim motra e Dafina Zeqirit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme