Mot i ftohtë në Sydney, Rita Ora pozon plot stil

11:14 | 22 Maj 2021
A. B.

Rita Ora, njëra nga artistet me prejardhje shqiptare, është mjaft e komentuar në faqet rozë.

Ajo për momentin është duke qëndruar në Australi, derisa po shijon kohën në shumë vende të ndryshme, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

Sidoqoftë kësaj, Rita në një postim në rrjetin social Instagram ka zgjedhur që të mahnit ndjekësit e saj.

Bukuroshja dukej më pak se e tronditur me motin më të ftohtë gjatë daljes së saj në periferitë lindore.

Rita kishte veshur çizme të leshta të markës “Ugg”, të cilat pa dyshim i mbanin këmbët e saj të këndshme dhe të ngrohta.

Ajo gjithashtu kishte veshur një palë pantallona të zinj, bluzë të zezë me mëngë të gjata nën një pallto elegante ngjyrë rozë.

Kjo shëtitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi Rita u pa duke shijuar një drekë me të dashurin e ri, Taika Waititi, në Sydney të enjten.

Ajo po vazhdon të qëndrojë në Sydney të Australisë, ku është e angazhuar si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme