Google ADS

Mosha është vetëm numër për David Beckhamin, kaq i pashëm po duket ai

19:09 | 11 Korrik 2019
A. B.

Ish-futbollisti 44-vjeçar, David Beckham, u pa në gjysmëfinalen e nxehtë të femrave në “Wimbledon 2019”.

Ai ishte kujdesur që të vishej me elegancë për këtë event, duke bartur një xhaketë të kombinuar me pantallona ngjyrë krem, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

David Bekcham në “Wimbledon 2019” (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Bekcham kompletoi dukjen e tij me një këmishë blu të pastër dhe një kravatë të zezë, gjithashtu një palë syze të zeza.

David ishte i pranishëm edhe me motrën e vet, Sandra, duke e lënë gruan Victoria në shtëpi me fëmijët e tyre – Harper, tetë, Cruz, 14, Romeo, 16 dhe Brooklyn, 20 vjeç.

David Beckham në “Wimbledon 2019” (Foto: Mike Hewitt/Getty Images)

Përkundër moshës së tij, ish-futbollisti po vazhdon të ruajë vitalitetin dhe të jetë në top formë, duke u komplimentuar gjithnjë për paraqitjet e tij.

Në gjysmëfinalen e turneut të madh, Serena Williams u ndesh me Barbora Strycova.

David Bekcham në “Wimbledon 2019” (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

David Beckham në “Wimbledon 2019”  (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

David Beckham në “Wimbledon 2019”  (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

David Beckham në “Wimbledon 2019”  (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme