Ajo lidh qëndrimet e gjata përpara televizorit me zakonet si pirja e duhanit, alkooli, dieta e keqe, si dhe rreziku më i lartë i sëmundjeve të zemrës, transmeton lajmi.net.
Hulumtimi nga Universiteti i Glasgou shqyrtoi shëndetin e njerëzve të moshës 40-69 vjeç, duke kontrolluar se sa shikonin televizorin brenda ditës.
Ata me jetesën më të shëndetshme në grupin e tyre shihnin televizor për 2.2 orë në ditë, ndërsa 2.9 orë konsiderohej periudhë mesatarisht e shëndetshme.
Faktorë të tjerë që u morën në konsideratë si obeziteti, aktiviteti fizik, pirja e duhanit, alkooli dhe dieta.
Por studimi në revistën Lancet Public Health thotë se kohëzgjatja e shikimit televiziv dhe ajo e gjumit ishin “faktorë të rrezikut në rritje” në vlerësimin e mënyrave të jetesës.
Megjithëse grupet e privuara mund të përjetojnë dëm të shpërpjestuar nga mënyrat e jetesës jo të shëndetshme, normat e vdekjes mund të bien, sipas studiuesve.
Gjendja e skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duk...
Vazhdon përkrahja për Gjestin, fansi bën tatuazh thënien e t...
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...