Google ADS

“Mos e lëndo” Dafina publikon videoklipin e ri

12:59 | 14 Shkurt 2022
A. B.

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri para pak çastesh ka lansuar këngën e re.

“Mos e lëndo” titullohet kënga e albumit e cila erdhi me një videoklip tejet të bukur pikërisht në ditën e të dashuruarve 14 shkurt, shkruan arbresh.info

Protagonist i klipit është i dashuri i saj Dj Geek.

Theksojmë që pak ditë më parë ajo po ashtu lansoi me videoklip këngën “Tdu-Duh”, që është një bashkëpunim me partnerin e saj, DJ Geek.

Përndryshe, Dafina në tetor të vitit të kaluar lansoi albumin më të ri “Dafinë Moj” që po pritet mirë nga fansat e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme