“Mos dëgjo fjalët e botës”, vjen balada e re nga Shkumbin Ismaili

19:16 | 8 Maj 2022
A. B.

Artisti i mirënjohur nga Maqedonia, Shkumbin Ismaili, ka lansuar një këngë të re.

“Mos dëgjo fjalët e botës” mban titullin projekti i tij, i cili njëherësh është shoqëruar edhe me videoklip, shkruan arbresh.info

Projekti i ri ka ardhur me muzikë të vet këngëtarit dhe me tekst të shkruar nga Artan Gjozi.

Incizimi është bërë nga Online Music Records, ndërsa për masterizimin e është kujdesur Simon Duggal.

Siç tashmë shquhet për baladat, edhe kjo këngë e Ismailit besohet se do pritet mirë nga fansat e publiku. / arbresh.info/

Të ngjashme