Ditën e sotme moderatorja Alketa Vejsiu bëri një status në profilin e saj të Instagramit, në të cilin i kërkonte falje publikisht Elvana Gjatës që nuk mundi t’i jepte dot zë, zërit të publikut si dhe shprehu gjithë vlerësimin për performancën e saj duke e konsideruar ‘Me tana’ si këngën për të cilën ka nevojë Eurovisioni.
Veprimi i saj nuk u prit mirë nga fituesja e ‘Festivalit të Këngës’, Arilena Ara e cila vendosi të mos e ndjekë më moderatoren në rrjetet sociale.
Pasi Arilena e hoqi nga Instagrami, Alketa Vejsiu ka reaguar. Ajo ka bërë të njëjtën gjë si këngëtarja, duke e fshirë nga lista e saj e miqve dhe duke i dhënë goditjen finale miqësisë së tyre. Kujtojmë se Arilena ka qenë te ‘Gjeniu i vogël’, te ‘X Factor’, të drejtuar po nga Alketa Vejsiu, nga ku Arilena u njoh për vokalin e saj unik dhe mori fame, duke pasur gjithmonë mbëshetjen e moderatores, që mesa duket tani nuk e ka më.
Para pak minutash, Alketa ka reaguar dhe me një tjetër postim. ‘Festivali i Këngës’ ka krijuar një ‘zhurmë’ të madhe, disa janë dakort me fituesen e disa të tjerë jo.
Për këtë moderatorja e ka një përgjigje: “Ne fund te te gjithave Bota do vazhdoje te rrotullohet perseri edhe pas ketij Festivali! Faleminderit te gjitheve!”, shkruan ajo krahas një fotoje të publikuar./lajmi.al/
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...