Morgan Freeman u kërkon falje tetë femrave që e akuzuan për ngacmim seksual

22:40 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Aktori i njohur amerikan Morgan Freeman ka kërkuar falje pasi që u akuzua për ngacmim seksual të tetë femrave gjatë xhirimit të filmave.

Gjashtëmbëdhjet persona kanë folur për CNN-in rreth aktorit 80 vjeçar, gjysma e tyre thanë që ishin ngacmuar seksualisht nga ylli I Hollywood-it, shkruan arbresh.info.

Të gjitha ato përshkruan sjelljen jo korrekte në shesh xhirim e filmave nga produksionit ‘Revelations Entertainment’, një kompani filmike, bashkëpronar i të cilës është edhe Freeman.

Dy nga personat që ishin pjesë e produksionit në xhirimin e filmave së bashku me Freeman në dekadën e fundit kanë deklaruar që ai i kishte bërë të ndiheshin jo rehat në mënyrë të vazhdueshme.

Njëra nga to deklaroj që ai madje i kishte shtyrë ata ta preknin pa dashje duke tentuar të iu zhvishte bluzat.

Menjëherë pas këtyre akuzave ka ardhur edhe përgjigjja e aktorit i cili ka kërkuar falje ndaj personave që pretendojnë të jenë ngacmuar seksualisht.

‘Të gjitha ata që më njohin dhe që kanë punuar me mua e dinë që unë asnjëherë nuk do e ofendoja dikë me dashje dhe as ta bëja të ndihet keq, i kërkoj falje të gjithë atyre që janë ndjerë keq apo të lënduar, nuk ishte ky qëllimi imë’ ka thënë Freeman në kërkimfaljen e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme