Morena Taraku sërish rrëmbeu vëmendjen e mediave për jetën e saj private.
Bukuroshja shqiptare do të realizojë bashkëpunim me reperin holandez me origjinë arabe, Jalal Oba.
Panorama Plus, tabloidi nga Shqipëria ishte që raportoi se Morena dhe reperi do të sjellin këngë bashkë dhe jo vetëm, por se ata janë që disa muaj në lidhje.
Vet Morena ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve duke i quajtur lajme si shpifje.
Ajo paralajmëroi mediat për padi në rast se do të ketë sipas saj shpifje tjera rreth jetës së saj private.
“E di çka kam për juve, kurgjo më shumë se një: (gishti mesit). Jeni kot dhe kot keni për të qenë o turpi Kosovës, gazetarë pa shkollë… Jalal është si vëllai im dhe ne kemi një këngë bashkë asgjë më shumë. E di që ju intereson jeta ime private por është shumë e shtrenjtë, s’keni mundësi me ble informata për atë”.
“S’di pse merreni me mua kur unë nuk jetoj në Kosovë e një ndër arsyet është se kurrë nuk më përkrahët, pse nuk shkruat që mora çmim para dy ditëve në mesin e 80 milion banorëve??? Po edhe një pyetje kam unë, kam këngë me të madhin Sabri Fejzullahu, pse nuk bëtë ndonjë lajm që jam në lidhje me të?! Hahahah sa turp që jeni. Një gjë tjetër ju them se tashmë jam me menaxherin turk, çdo lajm që del kot do të paditeni se boll keni manipuluar me klikime që të fitoni 10 euro më shumë në ditë.”, ka përfunduar Morena, duke e mohuar kategorikisht se ajo është në lidhje me reperin arab
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?