Morena Taraku vlerësohet me një çmim të rëndësishëm në Turqi

18:12 | 1 Maj 2019
Arbresh.info

Morena Taraku ka marrë një trofe, në një event muzikor.

Morena Taraku tash e një kohë po jeton në Turqi, ku edhe po vazhdon karrierën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja mori një çmim të rëndësishëm në eventin që u mbajt në Turqi.

Ajo u vlerësua me çmimin “Këngëtarja më e mirë e huaj e muzikës pop”, e këtë gjë e bëri të ditur përmes imazheve të postuara në rrjete sociale.

Në këtë ngjarje që u mbajt në Stamboll, Morena kishte zgjedhur të vishet në të zeza, ndërsa dukej tejet atraktive në veshjen e ngushtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme