Monika Lubonja është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip” pasi ka krijuar shumë situata në shtëpi. Edhe pas daljes aktorja vazhdon të komentohet mjaft në rrjet, me deklaratat dhe raportet e saj me ish-banorët e tjerë që brenda shtëpisë i kishte miq.
Gjatë ditës së sotme, Monika Lubonja ishte e ftuar në një intervistë në “Live Frome Tirana”, ku ka rrëfyer marrëdhënien e saj me banorët e tjerë të shtëpisë tani që ka mbaruar BBV.
Ajo përmendi se është e zhgënjyer nga dy njerëz që i donte dhe që iu ka dhënë maksimumin, por nuk ka preferuar të përmendë emra. Aktorja shtoi se fakti që ata kanë bërë thirrje nga ekrani duke i kërkuar publikut të votojnë, është diçka e turpshme dhe e shëmtuar.
Ndër të tjera ajo ka folur edhe për raportin e saj me aktoren Arjola Demiri dhe balerinin Ilir Shaqiri.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Pengu gjatë lojës në “BBV” i Monikës?
Dy njerëz që nuk dua t’i përmend që i doja dhe iu dhashë maksimumin tim nuk e kuptuan pjesën njerëzore timen. Ne jetuam me njëri-tjetrin, hëngrëm, shijuam dhe kjo pjesa m’u duk abuzive, duke e shfaqur edhe atë mendimin për Monikën në publik, siç pashë disa klipe që i bënin thirrje nga ekrani ‘votoni këtë, votoni atë’, për mua ka qenë e shëmtuar, e turpshme. Unë kurrë nuk kam guxuar dhe kurrë nuk do të guxoja të bëja një lloj thirrje. Abuzuan me sinqeritetin dhe dashurinë time. Unë kur pashë që me Donaldin po abuzohej teksa unë e njihja nga jashtë sepse kisha bashkëpunuar, aty e thash fuqishëm fjalën time. Unë e kam ngritur zërin për gjërat e rëndësishme në shtëpi.
Pyetje: Si ka qenë marrëdhënia e Monikës me Arjolën pas daljes nga “BBV”?
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...