Monika Lubonja është banorja e fundit që është eleminuar nga Big Brother VIP.
Ajo së fundi ka folur në “Shqipëria Live” dhe ka sqaruar një herë e mirë situatën rreth skandalit të pagave.
Para disa muajsh, dolën të dhënat personale të rreth 650 mijë shtetasve shqiptarë, mes tyre edhe listat e pagave që u bënë virale.
Monika ishte pjesë e listës, edhe pse gjatë asaj kohe ishte brenda BBV-së.
Monika tha se sapo mori vendimin për të hyrë në BBV, shkoi tek burimet njerëzore dhe njoftoi se do të bëhej pjesë e një reality show.
“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika.
Sa i përket marrëdhënies me Ilirin dhe Donaldin, aktorja tha: “Nuk kam qenë me 100 fytyra. Hyra për Monikën. Në momente të caktuara situatat ndryshonin dhe jam me të drejtën. Unë i shkoja pas situatave dhe ngjarjeve që kishte shtëpia. Unë kam thënë mendimin tim, pastaj secili nga ata ka mendimin e tyre, por qëllimi kryesor nuk ka qenë që të isha Iliri apo Donaldi por në asnjë moment nuk bëra lojë me njërin apo tjetrin.”, tha gjithashtu Monika.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...