ktorja e njohur Monika Lubonja është një nga banoret më të komentuara dhe më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo shpesh është përfolur si për marrëdhënien shumë të komplikuar me Ilir Shaqirin, me të cilin janë po aq sa miq aq edhe ‘armiq’. Gjithashtu nga bukuroshja nuk kanë munguar as rrëfimet nga jeta e saj personale, teksa ka folur për ish- bashkëshortin dhe vajzën e saj Tea.
Mirëpo, aq sa momente të tilla, nuk mund të mohojmë se Monika na ka falur edhe momente shumë ‘funny’. Një ndër to që padyshim do të mbetet ‘marrëdhënia’ e saj me pilotin. Këtë edicion të ‘BBV’ nuk kanë munguar në asnjë moment përshëndetjet me anë të parashutave që kalojnë mbi shtëpi, por piloti i tyre dhe aktorja padyshim që janë një histori më vete. Jo vetëm këngë, por dyshja patën dhe mundësinë të takohen me njëri- tjetrin, shkruan top radio.
Mirëpo, eksperienca e Monikës me momentet e bukura dhe ato jo dhe aq u mbyll mbrëmjen e djeshme, teksa aktorja u votua për t’u larguar nga shtëpia vetëm një javë para finales. E të gjithë e mbajmë mend momentin kur Monika u takua me Fifin dhe i premtoi asaj se menjëherë pas daljes do të takohet me këngëtaren dhe kështu ndodhi.
Ka qenë vetë Fifi që ka publikuar një foto teksa shfaqet së bashku me Monikën dhe vajzën e saj Tea, ku krahas ka shkruar:
Ju du!
https://www.instagram.com/p/CZ3zLeNtzKR/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8b4de684-7fb7-42ef-8753-27b52783a40d
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...