Aktorja Monica Belluci nuk ia ka kursyer ironinë ish-bashkëshortit Vincent Cassel. Ajo foli shkurt por plot ironi në lidhje me martesën e tij me një vajzë 30 vjet më të re.
Cassel dhe Belluci u divorcuan në vitin 2013, ndërsa aktori u martua sërish në gusht me Tina Kunakey, 21 vjeçe.
Në një intervistë për revistën “Elle”, Belluci e ka komentuar përciptazi këtë lidhje.
“Më imagjinoni krah një djali 20 vjet më të ri, sado i bukur të jetë ai? Do ta shihja vetëm si bir.
Ne duhet ta bëjmë dallimin mes instikteve dhe mënyrës se si duhet t’i menaxhojmë, sepse në rast të kundërt do të ishim njësoj si kafshët”, ka thënë ajo.
Megjithatë, Belluci ka nxituar ta rregullojë deklaratën për babain e dy vajzave të saj, duke shtuar se “ky nuk është një gjykim moral. Dashuria nuk njeh ligje”.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok