Monica Bellucci vjen me një ndryshim drastik në pamje

20:38 | 27 Maj 2019
Trina Galanxhi

E njohur për joshjen magnetike, Monica Bellucci mbetet një ikonë e sensualitetit edhe në moshën 54-vjeçare.

Aktorja e njohur u shndërrua në bjonde për revistën “Soon”, duke dhënë disa poza klasike Bellucci përpara pasqyrës apo ulur në një kolltuk.

Gjithmonë besnike e ngjyrës natyrale gështenjë të flokëve, Monica Bellucci nuk ka qenë ndër gratë që kanë eksperimentuar shumë me look-un.

Aktualisht, aktorja është në një lidhje me artistin 36-vjeçar Nicolas Lefebvre, me të cilin u shfaq për herë të parë publikisht në mars, gjatë sfilatës së Chanel. Nicolas është një skulptor i njohur francez./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme