Nuk ndalet kurrë Monica Bellucci. Është kumbara e edicionit të 70-të të Festivalit të Kanës, do ta shikojmë shpejt në “Twin Peaks”, në kinema me filmin e 60-të të saj dhe në librari me një libër.
Në moshën 52-vjeçare aktorja shfaq bukurinë e saj në revistën “Vanity Fair”, që i dedikon kopertinën.
Historia me Vincent Cassel është e arkivuar, të bën të kuptosh se është përësëri e lumtur dhe për kohën që kalon rrëfen vet bukuroshja.
“Mosha tashmë nuk është një pengesë: dukemi të bukura edhe 40, 50, 60 dhe 70 vjeç”.
“Jam protagoniste e fillimit të një jete të re. Jam vajza që kam qenë dhe që nuk jam më”, shprehet ajo.
Mbi historinë e re të dashurisë nuk dëshiron të prononcohet fare.
“Nuk flas dhe nuk besoj se do të flas edhe në të kaluarën. Sot më shumë se kurrë me dy vajza që rriten ndiej nevojën t’i mbroj “, thekson ajo.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...