Google ADS

Monica Bellucci: Dashuria nuk njeh moshë

10:21 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Ka filma që për një aktor apo aktore shënojnë një pikë kthese dhe arsyet mund të jenë të shumta.
Për Monica Bellucci, ndër aktoret më të njohura italiane në botë, ikonë e bukurisë dhe modës, qytetare e botës për përkufizimin e saj – një shtëpi në Paris, një tjetër në Lisbonë, më pas në Itali, e sapo kthyer nga Kina, gati për t’u nisur pas një jave në edicionin e 70-të të Festivalit të Kanës, pika e re e kthesës “On the Milky Road” do të dalë në kinema në 11 maj, transmeton ATSH një shkrim të Tgcom24.

Filmi me regji dhe interpretuar me artistin e shkëlqyer Emir Kusturica i ka kushtuar “lodhje të mëdha”, tre vjet punë në fshatrat serbe, por edhe kënaqësi të madhe, mes të cilave mësimi dhe interpretimi në gjuhën serbe.

“Të punosh me Ermir më ka ndyrshuar jetën, gjeta guximin që nuk e kam patur kurrë, kam marrë aq shumë nga energjia e tij , është një njeri që të frymëzon”, shprehet Bellucci.

Historia e filmit, pothuajse një përrallë me një ritëm ballkanik të Kosturicës , një dashuri nën zjarrin e luftës në ish-Jugosllavi mes dy protagonistëve jo të rinj që hasin në mijëra aventura.

Bellucci, 52 vjeç,shpjegon sepse e ndjen të afërt: Kam shumë respekt për këtë fim , sepse kinemaja prezanton sensualitetin dhe dashurinë e dy personave madhorë. Në fakt në jetë dashuria është e lidhur me energjinë dhe me kohën që ikën dhe On the Milky Road tregon pikërisht këtë , që dashuria nuk ka moshë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme