Nuk ndalet kurrë Monica Bellucci.
Është kumbara e edicionit të 70-të të Festivalit të Kanës, do ta shikojmë shpejt në “Twin Peaks”, në kinema me filmin e 60-të të saj dhe në librari me një libër.
Në moshën 52 vjeçare aktorja shfaq bukurinë e saj në revistën “Vanity Fair”, që i dedikon kopertinën. Historia me Vincent Cassel është e arkivuar, të bën të kuptosh se është përsëri e lumtur dhe për kohën që kalon rrëfen:
“Mosha tashmë nuk është një pengesë: dukemi të bukura edhe 40, 50, 60 dhe 70 vjeç”.
“Jam protagoniste e fillimit të një jete të re. Jam vajza që kam qenë dhe që nuk jam më”, shprehet ajo.
Mbi historinë e re të dashurisë nuk dëshiron të prononcohet: “Nuk flas dhe nuk besoj se do të flas edhe në të ardhmen. Sot më shumë se kurrë me dy vajza që rriten ndiej nevojën t’i mbroj “, thekson ajo.
Para pak javësh aktorja ka qëndruar në Paris ku ka modeluar për tri kompani ukrainase, Litkovskaya, Paskal dhe Ksenia Schnaider. Fotografitë janë realizuar nga Ricardo Abrahao.
“Nuk jam vetëm e bukur dhe ky etiketim më ka penguar tërë jetën time. Jam grua si secila, me të mirat dhe të këqijat, por jo vetëm e bukur dhe një grua që nuk di të mendojë” pati thënë ato për The Talks para pak kohësh.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...