Luana festoi ditëlindjen e 28-të me ç’rast organizoi edhe një festë madhështore në plazhin e Dhërmiut ku të ftuar ishin bashkë me familjarët edhe figura të njohura të shoubizit.
Të ftuarit ishin shumë aktiv në rrjete sociale pasi po publikonin thuajse çdo moment pamje nga festa e ditëlindjes së moderatores/këngëtares.
E një nga videot më qesharake pa dyshim ishte momenti kur Luana Vjollca lag me shampanjë motrën e saj Marinën kurse në sfond dëgjohej kënga e ‘Yalla Habibi’
Ndërkaq Luana për ditëlindjen e saj u ka bërë një dhuratë fansave të saj. Ajo ka lansuar këngën “Ti amo”.
Kënga e saj me videoklip u pëlqye mjaft shumë nga fansat e Luanës, ajo ka marrë 20 mijë klikime vetëm në ditën e parë të publimkimit.
Përveç klikimeve ajo ka ka marrë mijëra pëlqime dhe komente.
Verën e kaluar, Luana Vjollca ka publikuar dy këngë të suksesshme, e pas tyre ka sjellë edhe hitin e dimrit.
Kënga e fundit titullohej “Gyle Gyle”, ndërsa titulli i këngës së fundit është më romantik./Express/