Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbërritur në Kosovë për ditëlindjen e saj të 33-të.
Rita është nën shoqërimin e bashkëshortit të saj nga India regjisorit, Taik Waititi, shkruan Arbresh.info.
E për ta mirëpritur në aeroportin e Prishtinës ka dal kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i cili ka publikuar një video në rrjetin social Facebook.
Në video shihet Rita teksa zbret nga avioni dhe prek me dorë tokën e pastaj vë dorën në zemër.
“Oh Zot faleminderit”, thotë Rita
“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje! Momente të paharrueshme na presin bashkë!”, ka shkruar Rama në rjetin social Facebook./Arbresh.info
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?